Vizitë në Hidrocentralin ITAIPU, Brazil-Paraguai
Calendar Announcement 20/09/2018

Programi i Konferencës së Tretë Ndërkombëtar të Digave të Mëdha që mbahet në datat 17-21 Shtator 2018, në Foz do Iguaçu, Brazil përfshinte edhe një vizitë në Hidrocentralin ITAIPU (diga, tunelet e shkarkimit, centrali dhe salla e komandës).

Hidrocentrali ITAIPU është prodhuesi më i madh në botë i energjisë elektrike nga burimet ujore (rezervuar me volum 29 miliard m3 ujë, prurje mesatare vjetore prej rreth 10 mije m3/sek dhe 103 TWh prodhim maksimal vjetor i energjisë elektrike (rekord i arritur në vitin 2016)) dhe hidrocentrali i dytë në botë për nga fuqia e instaluar (14,000 MW me 20 turbina nga 700 MW secila).

Ndërtimi i Hidrocentralit është bërë i mundur në sajë të bashkëpunimit mes qeverive të Brazilit dhe Paraguait.

Në traktatin e bashkëpunimit ndërmjet dy qeverive të nënshkruar në vitin 1973 parashikohet një ndarje e barabartë (50%-50%) e çdo gjëje (investime, numër punonjësish, ndarje të energjisë së prodhuar etj).

Foto nr.1- Salla e dispecerimit dhe e sistemit SCADA;
Foto nr.2- Salla e komandës e ndarë në dy gjysma simetrike (njëra për Paraguain me 60 Hz dhe gjysma tjetër per Brazilin me 50 Hz);
Foto nr.3- Powerhouse me 20 turbina nga ku lejohet që në cdo rast vetëm 18 turbina të mund të jenë të ndezura njëkohësisht;
Foto nr.4- Gjenerator me fuqi 700 MW
Foto nr.5&nr.6- Gjatë vizitës në ambientet e HEC-ITAIPU
Foto nr.7&nr.8- Administratori i KESH sh.a Z. Agron Hetoja gjatë vizitës në ambientet e HEC-ITAIPU.