Vizitë në Njësinë Gjeneruese Hec Vau i Dejës
Në vijim të angazhimeve social-mjedisore shoqëria KESH sh.a mbështeti kërkesën e Kolegjit Profesional të Tiranës në funksion të realizimit të programit të studimit “Teknologji e Instalimeve Elektrike“ në lëndën “Furnizim me Energji Elektrike“ për zhvillimin e një vizite mësimore në HEC Vau i Dejës.
Kjo vizite u realizua në 17 Mars 2018. Gjatë kësaj vizite studentët u shoqëruan nga punonjës të shoqërisë dhe u njohën me anën teknike të centralit dhe përgjegjshmërinë social – mjedisore të shoqërisë.
KESH sh.a ka bashkëpunim të vazhdueshëm në fushën Akademike dhe Universitare dhe në kuadër të këtij bashkëpunimi shoqëria KESH sh.a është e angazhuar për të mbështetur zhvillimin e praktikave mësimore, të cilat shërbejnë per njohjen e studentëve me me misionin dhe përgjëgjësitë e shoqwrisë, proçeset teknologjike të çentralit dhe pjesëmarrjen në aktivitete /iniciativa në dobi të komunitetit dhe mjedisit, si dhe programe edukative mbi energjinë, informimin mbi energjinë e rinovueshme dhe përdorimin me eficencë të saj. Në këtë mënyrë KESH sh.a jep kontributin e saj në formimin e specialistëve të rinj në fushën e binzesit të prodhimit të energjisë elektrike.
Në vijim të vizitës studentët u njohën edhe me protokollin për garantimin e sigurisë së digave, liqeneve dhe veprave hidrike të hidrocentraleve, investimet për rritjen e jetës së dobishme të tyre dhe operimin e sigurt dhe të besueshëm të skemës së kaskadës, të cilat përfaqwsojnë disa nga përgjegjësitë madhore të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare.
Ata u njohën me përkushtimin e shoqërisë për shfrytëzimin racional dhe të qëndrueshëm të burimeve ekzistuese dhe synimet e saj për të nxitur përdorimin e burimeve të reja të rinovueshme të energjisë. Në çdo aspekt të veprimtarisë së saj KESH sh.a garanton komunitetin dhe brezat e ardhshëm për përkushtim në ruajtjen e integritetit mjedisor dhe mbrojtjen e mjedisit.