Workshop mbi hidroenergjinë e qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor

Përfaqësuesit e Korporatës Elektroenergjetike shqiptare (Kesh sh.a) morën pjesë në workshopin mbi hidroenergjinë e qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor organizuar nga Aleanca për Qëndrueshmërinë  e Hidrocentraleve (IHA), në bashkëpunim me Sekretariatin Shtetëror të Qeverisë Zvicerane për Çështjet Ekonomike (SECO).

Workshopi shënon një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit rajonal për të adresuar sfidat dhe mundësitë në fushën e hidroenergjisë në Ballkanin Perëndimor. Pjesëmarrja e aktorëve të ndryshëm, si KESH sh.a., Statkraft/Devoll Hydropower dhe Universiteti Politeknik i Tiranës, thekson nevojën për një qasje të përbashkët dhe të koordinuar për të arritur qëllimet e qëndrueshmërisë në sektorin e energjisë hidro.