Aplikimi për tarifën e prodhimit dhe tregtimit të energjisë elektrike (1 korrik – 31 dhjetor 2016)

Shoqëria KESH sh.a me datë 16 Maj 2016 ka depozituar në Entin Rregullator të Energjisë aplikimin për tarifën me të cilën do të shesë energjinë elektrike tek OSHEE/Furnizuesi i Shërbimit Universal të Energjisë Elektrike për periudhën 01 Korrik – 31 Dhjetor 2016.

Aplikimi për Tarifë për periudhën 01 Korrik – 31 Dhjetor 2016 është hartuar duke u bazuar në parashikimet e ligjit Nr. 43/2015, datë 30.04.2015 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike” dhe VKM Nr. 244, datë 30.03.2016 “Për miratimin e kushteve për vendosjen e detyrimit të shërbimit publik, që do të zbatohen ndaj të licencuarve në sektorin e energjisë elektrike, të cilët ushtrojnë aktivitetin e prodhimit, transmetimit, shpërndarjes dhe furnizimit me energjie elektrike”. Gjithashtu përllogaritja e tarifës nga KESH sh.a është kryer duke marrë parasysh frymën e reformave të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare me vendimin Nr. 171, datë 25.02.2015 “Për miratimin e planit të rimëkëmbjes financiare të sektorit të energjisë elektrike”

Kliko për njoftimin e plotë: