Për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në kulturat bujqësore e biznese të familjeve nga reshjet e shiut dhe përmbytjeve në qarkun Shkodër gjatë 2010 – 2011
Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 842, datë 06.12.2011, i ndryshuar, përcaktoi një detyrim prej 1.12 miliard lekë për t’u paguarnga ana e KESH sh.a. familjeve dhe bizneseve të dëmtuar nga përmbytjet e Dhjetor 2010 – Mars 2011, kjo sipas vlerësimeve të kryera nga strukturat e Ministrisësë Brendshme dhe Prefektura Shkodër. KESH sh.a. gjatë 2011-2013 ka derdhur 550 milion lekë në Fondin e Emergjencave Civile për Qarkun Shkodër, i ngritur në atë kohë dhe që administrohej nga ana e Komitetit Ndërministror të emergjencave Civile dhe Prefektura e Qarkut Shkodër.
Detyrimi i mbetur në vitin 2013 ishte rreth 562 milion lekë, i cili lidhej me kompensimin e familjeve të demtuara nga përmbytjet.
Për shkak të situatës së vështirë financiare në të cilën kaloi sektori i energjisë elektrike në atë periudhë nukmundësoi shlyerjen e këtij detyrimi në kohë, mirëpo vullneti i Qeverisë për të mbyllur këtë proces u materializua me VKM Nr. 482, datë 06.05.2015, i cili përcaktoi se kompenismi do të bëhej direkt nga KESH, ose nëpërmjet vjeljes së llogarive të arkëtueshme të tij. Rrjedhimisht u ra dakord me OSHEE që kjo e fundit të bëjë një identifikim numrit të kontratës së abonentëve debitorë që ishin njëkohësisht edhe subjekte përfituese të kompensimit për përmbytjet. Detyrimet që këto familjei kishin OSHEE (dhe meqenëse kjo e fundit i ka detyrime KESH sh.a.-së) u shuan me kompensim…. Pra me anë të këtij procesi vetëm një pjesë e detyrimit të mbetur (prej 223 milionlekë) u kompensuan nëpërmjet shuarjes së debive për energjinë elektrike të këtyre familjarëve. Rrjedhimisht tashmë detyrimi i mbetur për t’u kompensuar në vijim u reduktua në rreth 340 milion lekë.
Më datë 5 Prill 2017, Këshill i iMinistrave miratoi VKM Nr.295/2017, që bazohet në VKM fillestare Nr. 482, datë 06.12.2011, parashikon që detyrimi i mbetur të paguhet drejtpërdrejt nga KESH sh.a. tek subjektet që vuajtën pasojat e përmbytjeve, nëpërmjet bankave të nivelit të dytë.
Në zbatim të:
– VKM nr.295, datë 05.04.2017 “Për disa ndryshime në Vendimin nr.842, datë 06.12.2011, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e vlerës së kompensimit të dëmeve të shkaktuara në kulturat bujqësore e në biznese nga rreshjet e shiut dhe përmbytjet, në Qarkun e Shkodrës”, pikës 3 të saj,
– Urdhrit të Ministrit të të Energjisë dhe Industrisë nr.150, datë 18.04.2017“Për procedurat e pagesave ndaj subjekteve të cilëve nuk u është përmbushur detyrimi i dhënies së kompensimit për dëmet në kulturat bujqësore dhe në biznese”,
KESH sh.a. ka realizuar rakordimin e detyrimeve të mbetura sipas listave të dërguara nga Ministria e Brendshme dhe OSHEE.
KESH sh.a. do të paguajë dëmshpërblimin për përfituesit sipas listës së rakorduar në mënyrë të drejtpërdrejtë nëpërmjet cekut bankar (pika 2 e Urdhrit të Ministrit të Energjisë dhe Industrisë nr.150, datë 18.04.2017). Secilit përfitues që e ka emrin në listë do t’i jepet ceku ku janë të specifikuara gjeneralitetet e përfituesit dhe shumën e detyrimit sipas përshkrimeve të listes. leku do të dorëzohet sipas një procesverbali të mbajtur nga grupi i punës në terren i ngarkuar për dorëzimin e ?eqeve dhe përfituesi (marrësi) i lekut.
Bazuar në pikën 2 të Urdhrit të Ministrit të Energjisë dhe Industrisë nr.150, datë 18.04.2017 “Për procedurat e pagesave ndaj subjekteve, të cilëve nuk u është përmbushur detyrimi i dhënies së kompensimit për dëmet në kulturat bujqësore dhe në biznese” KESH publikon listat e përfituesve si më poshtë:
Baza Ligjore
Listat
Lista e Bizneseve