PËRDITËSIM I SITUATËS, 9 Janar 2021
Korporata Elektroenergjitike po vijon orë pas ore të monitorojë nivelin e ujrave në kaskadën e lumit Drin. Aktualisht situata mbetet në kontroll të plotë dhe niveli i liqeneve paraqitet si më poshtë:
Fierza 281.27 m
Koman 173.89 m
Vau i Dejës 75.59 m
Prodhimi vijon te jetë me kapacitet të plotë në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës dhe shkarkimet po kryhen vetëm në njërën nga portat shkarkimit të HEC Vau i Dejës. Momentalisht shkarkimet nga kjo portë arrijnë në 700m3/s dhe kjo sasi shkarkimesh ka impakt të papërfillshëm në nivelin e ujrave në kanalin e shkarkimit si dhe të zonave të nën Shkodrës.Video nga shkarkimi i njërës prej portave në HEC Vau i Dejës.