Situata në Kaskadën e Drinit në kontroll, reduktohen shkarkimet. Ulen nivelet e liqeneve.

KESH ka ngarkuar maksimalisht turbinat disponibël. Prodhimi ditor është reth 24.000 MWh

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare po menaxhon në mënyre optimale prurjet në Kaskadën e lumit Drin. Aktualisht prurjet po shfrytëzohen duke ngarkuar maksimalisht të gjitha turbinat e disponibël në HEC Fierzë, HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës. Prodhimi ditor është rreth 24.000 MWh.

Kjo sasi energjie po përdoret për të mbuluar kërkesën e klientëve fundorë, humbjet e OSHEE dhe OST, ndërsa sasia e tepërt po eksportohet. Aktualisht rezerva energjitike është 1220 GWh.

KESH garanton se situata është nën kontroll. Kuotat po menaxhohen në zbatim vendimit të Komisiont të Posacëm të Trajtimit të Plotave. Gjatë 24 orëve të fundit niveli në liqenin e Fierzës është ulur me 40 cm. Në total shkarkimet janë reduktuar dhe KESH gatanton se ato do të jenë gjithmonë më të ulta se nivel i prurjeve natyrale, për të reduktuar efektin që mund të shkatojnë reshjet.

Aktualisht prurjet natyrale në kaskadë janë 2150 m3/sec ndërsa shkarkimet 1350 m3/sec.  Tabela e mëposhtme ju njeh me informacionet operative të marra nga personeli hidroteknik i KESH:

Hidrocentrali i Fierzës
 
Kuota 292.42m
Prurjet 1150 m3/sec
Prodhimi 465 MW
Agr. në punë 4
Shkarkime 670 m3/sec
Hidrocentrali i Komanit
 
Kuota 172.15 m
Prurjet 1830/800 m3/sec
Prodhimi 430 MW
Agr. në punë3
Shkarkime700 m3/sec
Hidrocentrali Vau Dejës
 
Kuota74.66 m
Prurjet 1475/200 m3/sec
Prodhimi232 MW
Agr. në punë5
Shkarkime790 m3/sec