Të dhënat nga kaskada e Drinit dt. 9 nëntor ora 12.00
Në orën 11:00 u zhvillua mbledhja e rradhës e Sekretariat Teknik të Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave në HEC-et e Kaskadës së Lumit “Drin”. Sekretariati vendosi që agregatët disponibël të HEC Fierzë të ngarkohen maksimalisht. Ndërkaq, shfrytëzimi i HEC Koman të administrohet duke synuar mbajtjen e nivelit të liqenit të Komanit në kuotën 171.00 m. Shkarkimet totale në HEC Vau Dejës nuk duhet të kalojnë vlerat e prurjeve natyrale në Kaskadën e Lumit Drin. Sekretariati udhëzoi që deri në përmirësimin e situatës sinoptike, prurjet aktuale të shfrytëzohen maksimalisht për prodhim energjie nëpërmjet shfrytëzimit maksimal të kapaciteteve gjeneruese disponibël. Kuotat e liqeneve vazhdojnë të mbahen brenda nivelit të lejuar të shfrytëzimit normal për periudhën. Personeli hidroteknik i KESH po monitoron dinamikën hidrike të shtratit të lumit Drin dhe Bunë (rrjedhjen dhe kuotat e ujit) deri në zonën e Dajçit dhe nuk vëren zhvillime të reja apo apo problematikë. Prodhimi ditor i 3 HEC-eve të Kaskadës është 13,000 MWh ndërsa rezerva energjitike e vendit shkon në 1160 GWh.
HIDROCENTRALI I FIERZES Kuota 290.90 m Prurjet 2100 m3/sec Prodhimi 240 MW Agr. në punë 2 Shkarkime 0 m3/sec
HIDROCENTRALI I KOMANIT Kuota 171.35 m Prurjet 1029/790 m3/sec Prodhimi 290 MW Agr. në punë 2 Shkarkime 1000 m3/sec
HIDROCENTRALI VAU DEJES Kuota 74.78 m Prurjet 1506/200 m3/sec Prodhimi 214 MW Agr. në punë 5 Shkarkime 1200 m3/sec