Të dhënat nga kaskada e Drinit dt. 9 nëntor ora 17.30

Bazuar në vlerësimin e Sekretariatit Teknik, Komisioni i Posaçëm i Trajtimit të Plotave, në mbledhjen e tij të orës 12:30 vendosi që për 24 orët e ardhshme: Agregatët disponibël të HEC Fierzë të ngarkohen maksimalisht pa kryer shkarkime nga portat e këtij HEC-i; Shfrytëzimi i HEC Koman të administrohet duke synuar uljen e nivelit të liqenit të Komanit; Shkarkimet totale në HEC Vau Dejes të ruhen në volumin aktual dhe gjithnjë jo me shumë se prurjet natyrale në Kaskadën e lumit Drin. Personeli hidroteknik i KESH po monitoron dinamikën hidrike të shtratit të lumit Drin dhe Bunë (rrjedhjen dhe kuotat e ujit) deri në zonën e Dajçit dhe nuk vëren zhvillime të reja apo apo problematikë.

Sekretariati udhëzoi që deri në përmirësimin e situatës sinoptike, prurjet aktuale të shfrytëzohen maksimalisht për prodhim energjie nëpërmjet shfrytëzimit maksimal të kapaciteteve gjeneruese disponibël. Kuotat e liqeneve vazhdojnë të mbahen brenda nivelit të lejuar të shfrytëzimit normal për periudhën. Prodhimi ditor i 3 HEC-eve të Kaskadës është 14,000 MWh ndërsa rezerva energjitike e vendit shkon në 1160 GWh.

HIDROCENTRALI I FIERZES Kuota 291.44 m Prurjet 1900 m3/sec Prodhimi 440 MW Agr. në punë 4 Shkarkime 0 m3/sec.

HIDROCENTRALI I KOMANIT Kuota 170.85 m Prurjet 1112/712 m3/sec Prodhimi 290 MW Agr. në punë 2 Shkarkime 1000 m3/sec.

HIDROCENTRALI VAU DEJES Kuota 74.52 m Prurjet 1490/150 m3/sec Prodhimi 235 MW Agr. në punë 5 Shkarkime 1200 m3/sec.