HEC Fierzë
Disa fakte që mund t'ju duhet
të dini rreth KESH
Çfarë përfaqëson?
Fierza është hidrocentrali i sipërm i kaskadës së lumit Drin. Për nga fuqia e instaluar, pozicioni dhe vëllimi i rezervuarit, Fierza luan rol kyç për shfrytëzimin, rregullimin dhe sigurinë e gjithë kaskadës.
Punimet për ndërtimin e tij filluan në vitin 1970. Në 1978-ën filloi punën turbina e parë. Me kapacitet të plotë centrali u vendos në punë në vitin 1980. Fierza u ndërtua me pajisje të ardhura nga Kina por mbi konceptet e inxhinierëve shqiptarë. Për ndërtimin e kësaj vepre kanë punuar rreth 14,000 punëtorë, inxhinierë dhe specialistë.
Treguesit Teknik Hec Fierzë
“Në sajë të Liqenit të Fierzës bëhet e mundur që prurjet e ujit në stinën me reshje, të përdoren për prodhim energjie në stinën e thatë të vitit.“
Treguesit Teknik: Hidrocentrali i Fierzës është i tipit me digë dhe rezervuar. Diga është me mbushje gurësh dhe bërthamë argjile. Diga është 166.5m e lartë dhe 380m e gjatë, gjerësia e digës shkon nga 574.28 m në bazamentin e saj në 13m në kreshtën e digës. Diga e Fierzës, kur u ndërtua, ishte e dyta e këtij lloji në Europë për nga lartësia e saj. Diga ka një volum total prej 8 milion m3. Diga ka krijuar një rezervuar me një volum prej 2,7 miliardë m3 ujë dhe një sipërfaqe prej 72 km2, Liqenin e Fierzës, që është Liqeni artificial më i madh në vend. Vëllimi i dobishëm i rezervuarit është 2.3 miliardë m3. HEC Fierzë është parashikuar si vepër e klasit të parë përsa i përket rrezikshmërisë. Diga e Fierzës është projektuar për prurje maksimale llogaritëse në periudhën e reshjeve 1 herë në 1000 vjet (6,100m3/sek) dhe për prurje maksimale kontrolluese në periudhën e reshjeve 1 herë në 10 000 vjet ( 9,600 m3/sek). Shkarkimi i prurjeve në Fierzë është parashikuar të realizohet nëpërmjet tuneleve të shkarkimit; Tuneli 4 me kapacitet rreth 890 m3/sek dhe Tuneli 3 me kapacitet rreth 1780 m3/sek. Kapaciteti total i shkarkimit të ujit për nivelin 296m është 2670 m3/sek. Për kalimin e ujit nga liqeni në central është ndërtuar Sistemi i Marrjes, i cili përcjell ujin nga Portali i Marrjes, nëpërmjet tuneleve të dërgimit, në 4 turbinat e ndërtesës së Centralit. Sistemi ka një kapacitet transportues deri në 500 m3/sek.
Treguesit Teknike të Projektimit | |||
Fuqia e Instaluar | 4 x 125 MW | Gjerësia e Kreshtës | 13.0 m |
Numri / Tipi i Turbinave | 4 “Francis” Vertikale | Volumi i Digës | 8 Milion m3 |
Përpunimi i ujit | 4 x 123.5 m3/sek | Niveli maksimal i ujit | 296.0 m nnd |
Prodhimi vjetor mesatar | 1,300 GWh | Niveli minimal i punës | 240.0 m nnd |
Klasifikimi sipas rrezikut | Klasi – 1 -rë | Sip. e pellgut mbledhës | 11,829 km2 |
Periudha e ndërtimit | 1971 -1980 | Prurja mesatare vjetore | 202 m3/sek |
Viti i Mbushjes së Liqenit | 1978 | Vëllimi total i Rezervuarit | 2.7 Miliardë m3 |
Tipi i Digës | Me berthamë argjile | Vëllimi aktiv i Rezervuarit | 2.3 Miliardë m3 |
Vendndodhja | V42°15’05″/L 20°02’32” | Kapaciteti i shkarkuesve | 2,670 mVsek |
Lartësia e Digës | 166.5 m nnd | Numri i shkarkuesve | 2 |
Kreshta e Digës | 312.0 m nnd | Tipi i shkarkuesve | Kulla/Porta Radiate |
Gjatësia e Kreshtës | 380.0 m |
Parametrat teknike të shfrytëzimit Fierzë
Kapaciteti i instaluar (4 Ag.) | 500 MW |
Fuqia nom. e Gjeneratorëve | 125 MW |
Rënia nominale | 118 m |
Konsumi nominal i ujit | 116,6 m3/s |
Prodhimi mesatar vjetor
Që nga vënia në punë | 1,299,590 MWh |
Mesatarja (1994-2015) | 1,440,532 MWh |
Mesatarja (2004-2015) | 1,568,247 MWh |
Minimali (1990) | 638,542 MWh |
Maksimali (2010) | 2,668,658 MWh |
Prurja mesatare vjetore
Që nga vënia në punë | 196 m3/s |
Mesatarja (1994-2015) | 183 m3/s |
Mesatarja (2004-2015) | 193 m3/s |
Niveli mesatar vjetor
20 vitet e fundit | 280.68 m |
10 vitet e fundit | 282.31 m |
Niveli minimal (Dhjetor 1994) | 245.96 m |
Niveli maksimal (Maj 2013) | 296.91 m |