Kaskada e lumit Drin

Drini është lumi më i gjatë i trojeve shqiptare me 160 km gjatësi. Drini formohet afër Kukësit nga bashkimi i dy degëve kryesore të tij: Drinit të Bardhë që buron afër Pejës e derdhet në liqenin e Fierzës, dhe Drinit të Zi që buron në Strugë nga Liqeni i Ohrit. Rrjedha e Drinit në Shqipërinë veriore sot është kthyer në një zinxhir liqenesh artificiale (i Fierzës, i Komanit dhe i Vaut të Dejës), që furnizojnë me ujë tre hidrocentralet e mëdha të kaskadës. Degët kryesore të Drinit janë Lumi i Shalës dhe Valbona që burojnë nga Alpet e derdhen në Liqenin e Komanit, afër Shkodrës, Drini i bashkohet lumit të Bunës për tu derdhur në detin Adriatik. Në shtratin e lumit Drin janë të ndërtuara hidrocentralet e Fierzës, Komanit, Vaut të Dejës dhe Ashtës me kapacitet të instaluar rreth 1400MW, nga të cilët, tre të parët janë nën administrimin e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare:

  1. Hidrocentrali i Fierzës filloi punën më 1978 dhe ka një fuqi të instaluar prej 500 MW (4 X 125 MW )
  2. Hidrocentrali i Komanit u vu në shfrytëzim në vitin 1985 me fuqi të instaluar prej 600 MW (4 X 150 MW).
  3. Hidrocentrali i Vaut të Dejës u vu në shfrytëzim në 1971 me një fuqi të instaluar prej 250MW (5 X 50MW)

Kaskada e Drinit është UNIKE  në Europë për sa i përket lartësisë së digave, llojit të tyre, liqeneve që krijon, fuqisë së  instaluar  të HEC-ve dhe menaxhimit operacional të tyre.

Vendndodhja gjeografike e Kaskadës

Rezerva Energjetike

Prodhimi në Hec-et e Kaskadës së Drinit dhe prurjet në Fierzë për periudhën 2006-2021