Impianti i parë fotovoltaik mbi një digë në Shqipëri

Çfarë përfaqëson

Ky projekt konsiston në ndërtimin e një impianti fotovoltaik të instaluar mbi  sipërfaqen e digës së Qyrsaqit në hidrocentralin e Vaut të Dejës. Ky është i pari projekt i zhvilluar nga KESH sh.a në ndërtimin e burimeve të reja gjeneruese nga burimet e rinovueshme dhe gjithashtu ështe projekti i parë në Shqipëri që një impiant fotovoltaik instalohet në sipërfaqen e një dige hidrocentrali.

Impianti fotovoltaik ne digën e Qyrsaqit është vendosur në funksionim në Shkurt 2022. Ndërtimi i këtij impianti është në funksion të nevojës për diversifikimin e portofolit të prodhimit të KESH sh.a nga burimet e rinovueshme të energjisë.

Impianti është i instaluar mbi sipërfaqen e digës së Qyrsaqit në HEC Vau i Dejës duke respektuar të gjitha kushtet teknike që lidhen me sigurinë e digës.

Objektivat kryesore të zhvillimit të këtij projekti janë:

  • Diversifikimi i burimeve të prodhimit të energjisë elektrike nga KESH sh.a

Aktualisht KESH prodhon energji elektrike nga burimet hidrike në masën 100% dhe një iniciativë e tillë është pozitive në funksion të shtrirjes së mëtejshme të kësaj teknologjie edhe në sipërfaqe të pashfrytëzueshme të ngjashme.

  • Zhvillimi i projektit është tregues i mundësisë reale për investime me ndikim në përmirësimin e treguesve të sigurisë së rrjetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike.

 Risku i lartë hidrologjik, për shkak të natyrës së burimeve të prodhimit të energjisë elektrike si dhe nevojës për import të përvitshëm, jo vetëm që cënon sigurinë e sistemit por gjithashtu edhe atë të furnizimit për shkak të kostove që i shkaktohen sektorit dhe për rrjedhojë konsumatorit fundor. Referuar konsumit mesatar vjetor të një familje në vendin tonë, energjia e parashikuar për prodhim vjetor nga impianti në fjalë do të mjaftonte për furnizimin me energji të pastër të 1,900 familjeve.

  • Në arritjen e objektivave të vendosura në Strategjinë Kombëtare të Energjisë (SKE) dhe Strategjinë për Eficencën (SE).

Diversifikimi i burimeve të prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të ndryshme nga ato hidro si dhe politikës për ndërtesat me net-zero energji është një nga angazhimet e ndërmarra nga qeveria shqiptare në kuadër të SKE dhe SE. Modeli i propozuar nga KESH jo vetëm që është pjesë e politikës së dekarbonisimit, por gjithashtu është modeli i duhur për nxitjen e mëtejshme të këtyre angazhimeve si sipërmarrje të realizueshme dhe me kosto të përballueshme dhe kthim të sigurt të investimit.

  • Krijimin e KNOW-HOW për projektet e radhës (të ngjashme) në fushën e PV.

Potenciali për zhvillimin e projekteve të ngjashme është i madh nëse i referohemi strukturave ekzistuese (digave të mesme dhe të vogla). Zhvillimi i një projekti të tillë është vlerë e shtuar në funksion të vlerësimit real të mundësive për investim qoftë nga fondet publike (subjekti administrues i digave etj.), por edhe subjektet private.

  • Shfrytëzimi i sipërfaqeve pa cënuar interesin e përgjithshëm.

Digat e rezervuarëve/liqeneve janë vende optimale për zhvillimin e projekteve të tilla për shkak të karakteristikave strukturore që janë perfekte (këndi i sipërfaqes së digës ose për analogji këndi i çative të shtëpive) dhe nuk kërkojnë ndërhyrje civile të thelluara. Gjithashtu ky projekt nuk ka ndikim negativ në veprat civile (digë) si dhe është mundësi shumë e mirë për vënien në eficencë të sipërfaqeve të pashfrytëzueshme siç janë digat, çatitë e shtëpive ose tokat e kripura.

  • Kombinimi i prodhimit të energjisë elektrike nga dy burime të rinovueshme të saj, siç janë dielli edhe uji është një mundësi shumë e mirë për të garantuar rritjen e eficencës në prodhim dhe për të rritur sigurinë e furnizimit të vendit me energji elektrike.

Të dhënat teknike të projektit

TreguesiVleraNjësia
Fuqia e Instaluar5.14MWp
Prodhimi mesatar vjetor (Viti 1)7019MWh
Jetëgjatësia e impiantit25Vite

Gjatë punimeve për ndërtimin e impiantit:

Pas përfundimit të punimeve :