Shoqëria dhe Mjedisi
Disa fakte që mund t'ju duhet
të dini rreth KESH
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH sh.a.), prodhuesi kryesor i energjisë elektrike në vend, është dhe mbetet i përkushtuar për shfrytëzimin racional dhe të qëndrueshëm të burimeve ekzistuese dhe përdorimin e burimeve të reja dhe të rinovueshme të energjisë ndërkohë që në çdo aspekt të veprimtarisë së vet garanton komunitetin dhe brezat e ardhshëm për përkushtim në ruajtjen e integritetit mjedisor dhe mbrojtjen e mjedisit.
Në zbatim të parimeve të Sistemit të Menaxhimit të Mjedisit, sipas standartit ndërkombëtar ISO 14001, KESH ndjek politikën e tij social mjedisore si më poshtë:
● Aktivitetet në njësitë e KESH-it duhet të jenë në përputhje me ligjet, rregulloret dhe kërkesat e tjera mjedisore të aplikueshme të Republikës së Shqipërisë.
● KESH menaxhon në mënyrë rigoroze impaktet në mjedis dhe shëndetin e punonjësve për një zhvillim të qëndrueshëm të performancës së tij social mjedisore: – duke parandaluar shkarkimin e substancave që dëmtojnë mjedisin (tokë, ajër dhe ujë); – duke minimizuar ndotjet dhe reduktuar ato që në burim si dhe mundësinë për riciklim të tyre; – duke përmirësuar burimet ekzistuese nëpërmjet planifikimit e shfrytëzimit të kujdesshëm dhe krijimin e burimeve të reja gjeneruese; – duke mbështetur inovacionin teknologjik për të zbutur impaktet mjedisore gjatë aktiviteteve të veta.
● KESH i kushton kujdes të veçantë monitorimit dhe kontrollit të impakteve gjatë aktiviteteve prodhuese në njësitë e saj të prodhimit.
● KESH trajnon punonjësit me qëllim ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit dhe merr masat e nevojshme që të sigurojë që çdo punonjës i korporatës të zbatojë normat e rregullat ligjore për sigurinë në punë gjatë aktiviteteve në një njësi.
● KESH siguron transparencën dhe informimin e komunitetit lokal dhe shoqërisë civile për vlerësimet social mjedisore të investimeve të reja me fondet e veta apo të huaja.
● Çdo punonjës i korporatës është përgjegjës për zbatimin e parimeve të përgjithshme të kësaj politike dhe për arritjen e rezultateve konkrete në menaxhimin për mbrojtjen e mjedisit.
● KESH mbetet i angazhuar për bashkëpunim me institucione, apo kompani të tjera për zbatimin e praktikave më të mira për mbrojtjen e mjedisit.
KESH, operon sipas praktikave të menaxhimit mjedisor në mënyrë që të minimizojë impaktet, duke i dhënë përparësi aplikimit të proçedurave për përdorimin efiçent të energjisë nëpërmjet materialeve informuese, edukuese për të ndërgjegjësuar komunitetin dhe brezat e ardhshëm.
Më poshtë mund të lexoni edhe Strategjinë e Përgjegjshmërisë Sociale në version të shkurtuar:
PROJEKTI “NDËRTIMI I IMPIANTIT FOTOVOLTAIK LUNDRUES TË VAUT TË DEJËS“
Në përputhje me objektivat e përcaktuara nga Qeveria Shqiptare në Strategjinë Kombëtare të Energjisë 2017-2030 dhe Planin Kombëtar të Konsoliduar të Veprimit për Burimet e Rinovueshme të Energjisë 2019-2020, KESH sh.a. parashikon të rrisë dhe diversifikojë prodhimin dhe tregtimin e energjisë nga burimet e tij të rinovueshme, me qëllim rritjen e përfitimit ekonomik dhe konkurrencën në tregun e brendshëm ose rajonal.
Për këtë qëllim, në 2018 KESH përgatiti një studim para-fizibiliteti “Për ndërtimin e Impiantit Fotovoltaik Lundrues të Vaut të Dejës”. Impianti parashikohet të vendoset në sipërfaqen e rezervuarit të Vaut të Dejës, diga dhe hidrocentrali i të cilit administrohen gjithashtu nga KESH.
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (“BERZH”) po konsideron sigurimin e financimit për KESH për “Projektin e Impiantit Diellor Lundrues të Vaut të Dejës që ndodhet në rezervuarin e Vaut të Dejës.
Kredia do të përdoret për të financuar ndërtimin e impiantit fotovoltaik lundrues me kapacitet 12.9 MWp si dhe infrastrukturën elektrike shoqëruese, që mundëson lidhjen me nën-stacionin 110/220 kV të OST-së në HEC Vau i Dejës. Sipërfaqja e impiantit lundrues do të jetë rreth 12 ha. Krahasuar me sipërfaqen e përgjithshme të rezervuarit, kjo përfaqëson 0.45% të saj. Prodhimi mesatar vjetor i energjisë do të jetë 18855 MWh, që korrespondon me konsumin mesatar vjetor të një qyteti me 10 000 banorë.
Impianti fotovoltaik lundrues do të përfitojë nga afërsia me hidrocentralin e Vaut të Dejës dhe nga infrastruktura ekzistuese e tij. Këto përfitime lidhen me operaconet e operimit dhe mirmbajtjes dhe distancën e shkurtër me pikën e lidhjes me rrjetin e transmetimit në nën-stacionin 110/220 kV të OST-së në HEC Vau i Dejës.
Projekti është planifikuar të hartohet dhe ndërtohet përmes një kontrate të vetme Inxhinieri-Prokurim-Ndërtim me KESH.
Faza e ndërtimit parashikohet të zgjasë 8 deri në 9 muaj.
BERZH ka angazhuar një konsulencë për kryerjen e një proçesi vlerësimi mjedisor dhe social të projektit, duke përfshirë:
o Një Raport të Vlerësimit Mjedisor & Social
o Një Plan Menaxhimi Mjedisor & Social
o Një Plan Veprimi Mjedisor & Social