Programi i transparencës
Disa fakte që mund t'ju duhet
të dini rreth KESH
PËR SHOQËRINË KORPORATA ELEKTROENERGJITIKE SHQIPTARE (KESH) SH.A.
I. HYRJE
Në përputhje me gërmën b), të pikës 1 të nenit 2 dhe nenit 7, të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Shoqërinë KESH sh.a. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Shoqëria Tregtare ndërton dhe rrit transparencën në punën e saj institucionale, nën garancinë e ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
KESH sh.a. do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të Ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”. Sipas Ligjit, afati për rishikimin e programit të transparencës mund të ndryshojë në varësi të natyrës së çdo autoriteti publik, por, në asnjë rast, nuk mund të jetë me e gjatë se 5 vjet.
Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Autoritetit Publik, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.kesh.al , si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.
Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.
Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e KESH sh.a. është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.
Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.
II. PARIME TË PËRGJITHSHME
Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së shoqërisë KESH sh.a., janë:
- “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
2.Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: KESH sh.a. për sa ushtron funksione publike, informacioni që rrjedh nga veprimtaria e saj publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. - Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e shoqërisë.
- Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
5.Organ mbikëqyrës i proçedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP)
6.Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij. - Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:
a. i plotë;
b. i saktë;
c. i përditësuar;
d. i thjeshtë në konsultim;
e. i kuptueshëm;
f. lehtësisht i aksesueshëm;
g. i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.
III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË
Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, shoqëria KESH sh.a. vendos në dispozicion të publikut në faqen e saj të internetit www.kesh.al , dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:
● Strukturën organizative të KESH sh.a;
● Tekstet e plota, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
● Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të shoqërisë KESH sh.a. , orarin e punës, emrin dhe kontaktet e Koordinatorit për të Drejtën e Informimit;
● Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, si dhe dokumente që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
● Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
● Informacion për shërbimet që shoqëria i jep publikut, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit si dhe çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
● Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e politikave apo ushtrimin e funksioneve të KESH sh.a., një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë.
● Informacion për procedurat e prokurimit, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme
● Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standartet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të proçedurave për ti përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik.
● Autoriteti Publik, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje dixhitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
TABELA PËRBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS SË SHOQËRISË KESH SH.A.
Kategoritë e Informacionit publik pa pagesë | Baza Ligjore | Dokumenti/Përmbajtja | Afati kohor për publikim | Mënyra e Publikimit | Struktura Përgjegjëse |
Përshkrimi i misionit të KESH | Misioni vendoset i plotë në website www.kesh.al | Menjëherë pas miratimit | Faqja zyrtare www.kesh.al | Koordinatori për të drejtën e Informimit | |
Lajmet -Aktivitete- Fjalime të KESH | Lajmet/ Aktivitete/ Fjalime të KESH Pasqyrohen në faqen zyrtare www.kesh.al | Menjëherë e në vazhdim | Faqja zyrtare www.kesh.al | Koordinatori për të drejtën e Informimit/ Marrëdhëniet korporative | |
Struktura organizative e shoqërisë KESH | Ligji 119/2014 Neni 7/1/a/d | Struktura organizative vendoset e plotë në adresën www.kesh.al | Menjëherë e në vazhdim | Faqja zyrtare www.kesh.al QRK www.qbz.gov.al | Koordinatori për të drejtën e Informimit |
Mbi prioritet e KESH në investimet e zhvilluara | Ligji 119/2014 Neni 7/1/a/d | Prioritete e KESH www.kesh.al | Sipas përcaktimeve në planet ekonomiko financiare dhe strategjitë e miratuara | Faqja zyrtare www.kesh.al | Koordinatori per te drejtën e Informimit |
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit. | Ligji 119/2014 Neni 7/1/ç | Në faqen zyrtare të autoritetit Publik në internet www.kesh.al KOORDINATORI Elisa Dedja Email: dedjae@kesh.al Tel: +355 4 2232046 E Hënë – E Premte Ora: 08:00 – 16:30 | Menjëherë pas miratimit dhe në vazhdimësi | Faqja zyrtare www.kesh.al | Koordinatori për të drejtën e Informimit |
Publikimet mbi bazën ligjore dhe aktet nënligjore, për ushtrimin e aktivitetit | Në faqen zyrtare të KESH www.kesh.al | Menjëherë dhe vazhdimisht | Faqja zyrtare www.kesh.al | Koordinatori për të drejtën e Informimit | |
Informacion për procedurat e prokurimit | Ligji 119/2014 Neni 7/1/ë | Regjistri i parashikimeve Regjistri i realizimit nëpërmjet kërkimit të avancuar, kërkoni autoritetin kontraktues, Korporata Elektroenergjitike | Menjëherë dhe në vazhdimësi sipas afateve të publikimit në APP | Në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik | Departamenti i Investimeve |
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, Tarifa | Ligji 119/2014 Neni 7/1/c/g | Format kërkesës Tarifat Komisioneri | Me miratimin e Programit të transparencës dhe sipas përditësimeve | Në faqen zyrtare të KESH www.kesh.al | Koordinatori për të drejtën e informimit |
Raporte auditi; Dokumentet me tregues performance; | Ligji 119/2014 Neni 7/1/dh | Raporte Auditimi të jashtëm www.klsh.org.al Raporte periodike të shoqërisë www.kesh.al | Menjëherë pas depozitimit në KESH ose publikimit në faqen zyrtare të monitoruesve. | Në faqen zyrtare të KLSH, www.klsh.org.al Në faqen zyrtare të KESH www.kesh.al | Koordinatori për të drejtën e informimit |
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të ligjit nr. 119/2014 | Ligji 119/2014 Neni 7/1/i | Regjistri i kërkesave | Me miratimin e programit të transparencës | Koordinatori për të drejtën e informimit | |
Informacione lidhur me angazhimet Social-Mjedisore | Angazhime Social – Mjedisore, Raporte, Monitorime www.kesh.al | Menjëherë dhe vazhdimisht | Në faqen e KESH www.kesh.al | ||
Informacione të tjera të dobishme | Materiale ndërgjegjësuese dhe evente, kat. Linke | Pas miratimit nga Autoriteti | Në faqen zyrtare www.kesh.al linke | Marrëdhëniet korporative |
Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.
V. PUBLIKIMI
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, shoqëria KESH sh.a. vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.kesh.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme të informacionit.
VI. MONITORIMI
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.
Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.