Projekti Aseti i Përkohshëm Termik
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) është prodhuesi dhe furnizuesi publik i 75% të elektricitetit...
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) është prodhuesi dhe furnizuesi publik i 75% të elektricitetit në Shqipëri.
Nëpërmjet VKM Nr. 757, datë 21 Dhjetor 2021, për “Disa ndryshime në VKM Nr. 620, datë 22 Tetor 2021”, nëpërmjet të cilit Qeveria e Shqipërisë autorizon KESH sh.a., që në përputhje me nevojat dhe mundësitë që do të paraqiten, ti drejtohet tregut ndërkombëtar për të marrë përkohësisht (1-2 vjet) me qira asete gjeneruese termike shtesë, të cilat mund të instalohen dhe lidhen lehtësisht me Rrjetin e Transmetimit të Energjisë në Shqipëri.
Në bazë e për zbatim të këtij vendimi, shoqëria më datë 05.01.2022 ka publikuar në përputhje me parashikimet e VKM, Thirrje për Shprehje Interesi për dhënie me qira të një aseti gjenerues termik.
Nevoja për këto asete të shtuara gjeneruese në sistemin Shqiptar dhe për tu përdorur nga KESH sh.a. erdhi si nevojë e shoqërisë për të përballuar (i) detyrimin për shërbim publik të vendosur nëpërmjet VKM nr. 757/2021 si dhe (ii) situatën e shkaktuar në kushtet e emergjencës në furnizimin me energji elektrike dhe tregjet ndërkombëtare të energjisë.
Shoqëria KESh sh.a. prodhon energji elektrike nga shfrytëzimi i Kaskadës mbi lumin Drin, gjenerim në 100% i bazuar mbi shfrytëzimin e ujit, i cili paraqet prodhimin me miqësor ndaj ambientit por që është tërësisht i varur nga kushtet hidrike dhe meteorologjike.
Si rrjedhojë në vite të ndryshme shoqëria KESh sh.a. nuk arrin të prodhojë energjinë sipas parashikimeve të saja, rrjedhojë e kjo e viteve të thata hidrike ose prodhon më shumë energji në një periudhë të vitit se sa është e nevojshme për tu konsumuar dhe e mundshme për tu rezervuar në basenet ujore kjo në vitet e lagështa.
Si rrjedhojë republika e Shqipërisë, vit pas viti ose në sezone brenda një viti ndodhen përpara nevojës për të importuar energji për mbulimin e furnizimit të klientëve fundor dhe tregut vendas të konsumit.
Instrumenti kryesor i menaxhimit të efekteve të një gjenerimi të bazuar në 100% prodhim hidrik, është disponimi i një aseti gjenerues termik, si mjet që nuk ka varësi nga kushtet hidrike dhe që ndihmon në menaxhimin e rezervës hidrike me prodhimin e tij. Asete të tilla përbëjnë gjithashtu mjete për garantimin e sigurisë së furnizimit.
Në përfundim të procedurës së publikuar nga shoqëria KESH, u arrit lidhje e kontratës për qiramarrjen dhe operimin e mirëmbajtjen e një aseti gjenerues termik, i cili do të vendoset në zonën e Triportit, Vlore, pranë TEC Vlora, me një kapacitet të instaluar prej 110 MW, qe përdor si lëndë djegëse për gjenerimin e energjisë Heavy Fuel Oil dhe Light Fuel Oil si katalizator.
Aseti përbëhet nga dy mjete notuese, të cilat lëvizin ne rrugë ujore nëpërmjet mjeteve të transportit detar dhe do të lidhen me sistemin e transmetimit të energjisë elektrike të Republikës së Shqipërisë, në nënstacionin 220 KV të ndodhur në TEC Vlora rreth 800 mera larg. Mjetet notuese parashikohen të vinë në ujerat Shqiptare në muajin Gusht 2022.