Increase of Production efficiency
Vlera:118.020.22 Lek
Financimi:Me fonde të vetë KESH Sh.a
Fillimi:01.10.2014
Mbarimi:21.08.2015
Qëllimi

Zëvendësimi i sistemit ekzistues difektoz të eksitimit të gjeneratorit të agregatit Nr. 5 me një sistemi të ri eksitimi statik dixhital me dy kanale automatike redundant AVR/FCR, model CONTROGEN HX, prodhim nga Alstom Poloni, brand i Alstom Franc me performancë shumë më të mirë se sistemi i vjeter dhe siguri pune dyfish me të lartë me qëllim rritjen e gadishmerisë së prodhimit të energjisë elektrike nga agregati i prodhimit Nr.5 në HEC Vau Dejës

Aktivitetet Kryesore

Furnizimi e instalimi në vend tek gjeneratori i agregatit Nr.5 në HEC Vau Dejës, komisionimi, testimet pa ngarkesë dhe me ngarkesë sipas standardeve IEC dhe specifikimeve teknike, trajnimin e personelit teknik dhe provat me ngarkesë të sistemit të ri të eksitimit statik dixhital me dy kanale automatike redundant CONTROGEN HX. Në përfundim të testimeve Agregati Nr.5 u vendos në punë për provën me ngarkesë 72 orëshe në datën 21 Gusht 2015 në orën 09:00. Agregati Nr. 5 me sistemin e ri të eksitimit funksionoi normalisht, përfundoi me sukses provën 72 orëshe me ngarkesë në datën 24 Gusht 2015 ora 17:00 dhe vazhdon punën në shfrytëzim normal sipas kërkesave të regjimit dispecer.

Rezultatet dhe Pritshmëritë

Sistemi i ri ka nje sërë avantazhesh ndaj sistemit ekzistues ku më kryesorët përmendim:

● Cilësi dhe parametra bashëkohorë për rregullimin e tensionit në dalje të gjeneratorit.
● Rritje të qëndrueshmërisë statike dhe dinamike të Sistemit Elektroenergjetik Shqiptar si rrjedhojë e amplifikimit të lartë dhe të stabilizimit të lëkundjeve të sistemit.
● Siguri dhe gadishmëri e lartë në operimin e hidroagregatit.
● Në ndryshim nga sistemi egzistues (monokanal teknologji e viteve 1990) sistemi i ri është produkt i gjeneratës më të fundit dhe përfaqëson një përmirësim teknologjik të nivelit të lartë për shkak se sistemi i ri është prodhim totalisht dixhital në dizain dhe i pajisur me dy kanale automatike redundant AVR secili me rezervim nga kanali manual FCR dhe me dy ura 3 fazore radrizimi redundante me tiristore plotësisht të komandueshme.