Increase of security works
Disa fakte që mund t'ju duhet
të dini rreth KESH
Studimi i parafizibilitet, i fizibilitetit, projektit të tenderit dhe specifikimet teknike për menaxhimin e sigurtë të plotave
Vlera: | 1,967,757 Euro |
Financimi: | Me fonde të marra hua |
Fillimi: | 14 Janar 2015 |
Mbarimi: | Janar 2017 |
Qëllimi
Kontrata me “Fichtner Gjermani” është firmosur më 26 Nëntor 2014 dhe është në implementim. Kontrata përfshin tre faza : Studimi i parafisibilitetit , studimi i fisibilitetit dhe përgatitja e dokumentave të tenderit dhe specifikimeve teknike për alternativën e zgjedhur.
Në përfundim të projektit do të kemi një studim fizibiliteti që do të shërbejë si bazë për financimin e investimeve në rritjen e kapaciteteve shkarkuese në kaskadën e lumit Drin, duke ndikuar në rritjen e sigurisë së digave në këtë kaskadë. Gjithashtu produkt i kësaj pakete është edhe hartimi i dokumentave të tenderit si dhe specifikimet teknike për kapacitetet shkarkuese shtesë.
Me riparimin dhe kthimin në gadishmëri të këtij transformatori, është rivendosur niveli i disponibilitetit të gadishmërisë së agregatëve në HEC Koman duke normalizuar gjendjen.
Aktivitetet Kryesore
Statusi aktual i implementimit të saj përfshin:
● Mbledhjen e të dhënave të studimeve të mëparshme hidrologjike, gjeologjike, sizmike e topografike, rishikimi dhe përditësimi për fazën e studimit të parafizibilitetit dhe trajtimin e varianteve të ndryshme të zgjidhjeve dhe analizave tekniko-ekonomike të tyre.
● Përfundimin e punimeve topografike dhe batimetrike të rezervuareve të digave të kaskadës së lumit Drin.
● Përpunimi i të dhënave dhe përgatitja e kurbave të sipërfaqeve dhe të volumeve të digave të Fierzës, Komanit dhe të Vaut të Dejës.
● Mbledhja e informacionit për shkarkuesit e kaskadës së Drinit si dhe njohja me kushtet teknike të tyre
● Modelimi hidrologjik dhe operimi i rezervuarve.
● Përgatitja dhe aprovimi i raportit mbi studimin e parafisibilitetit.
Rezultatet dhe Pritshmëritë
Realizimi i projektit mbi menaxhimin e sigurtë të plotave në HEC-et e Kaskadës së lumit Drin përfshin:
● Studimin e parafizibilitetit ku do të përcaktohen zgjidhjet alternative për menaxhimin e plotave në kaskadën e lumit Drin dhe përcaktimi i një alternative më të mirë të bazuar në analizat tekniko-ekonomike (përfundimi në Dhjetor 2015)
● Përgatitjen e studimit të fizibilitetit për alternativën e zgjedhur duke përfshirë dhe projektin inxhinierik për këtë fazë (përfundimi në Tetor 2016)
● Përgatitjen e projektit inxhinierik, dokumentat e tenderit dhe specifikimet teknike për alternativën e zgjedhur (përfundimi në Janar 2017)
● Menaxhimi i sigurt i plotave në kaskadën e lumit Drin ka impakt në rritjen e sigurisë së digave dhe ka si objektiv studimet dhe analizat në përcaktimin e zgjidhjeve optimale inxhinierike.