PV Qyrsaq
“ Impianti fotovoltaik në digën e Qyrsaqit- Hec Vau i Dejës Përshkrim i përgjithshëm i impiantit &...
“
Impianti fotovoltaik në digën e Qyrsaqit- Hec Vau i Dejës
Përshkrim i përgjithshëm i impiantit
“
1. Burimet e energjisë
Impianti i instaluar në digën e Qyrsaqit në Hec Vau i Dejës futet në kategorinë e burimeve të energjisë së rinovueshme.
2. Lloji i impiantit
Ky impiant është i tipit fotovoltaik, i ndërtuar me panele fotovoltaike monokristaline me efikasitet 20.2%.
3. Kapaciteti i instaluar
Për ndërtimin e këtij impianti fotovoltaik janë përdorur në total 10640 panele fotovoltaike të tipit monokristalinë. Panelet janë me fuqi 480Wp dhe 485Wp.
Llogaritja e kapacitetit të instaluar:
a. Panele 480Wp * 3392 copë = 1’628’160 Wp
b. Panele 485Wp * 7248 copë = 3’515’280 Wp.
Në total arrihet vlera e 5’143’440 Wp ose e 5.143 MWp
Sipërfaqja totale e digës: 32’000 m2.
Sipërfaqja e impiantit PV: 25’500 m2.
4. Prodhimi vjetor i pritshëm
Muaji Gjenerimi (kWh)
Janar 335,641.70
Shkurt 356,677.60
Mars 554,944.00
Prill 642,221.30
Maj 790,699.20
Qershor 794,625.40
Korrik 882,246.20
Gusht 800,167.50
Shtator 665,760.20
Tetor 530,354.90
Nëntor 368,842.80
Dhjetor 297,146.00
Fig. 1: Grafiku i parashikimit të prodhimit të impiantit fotovoltaik 5.143MWp
Gjenerimi total vjetor i pritshëm është 7,019,326 kWh ose 7,019 MWh për vitin 0.
5. Gjenerimi për 35 vite
Fig. 2: Grafiku i parashikimit të prodhimit të impiantit fotovoltaik 5.143MWp për 35 vite.
Gjenerimi total i impiantit në jetëgjatësinë e tij pritet të jetë 207 GWh.
6. Prjektet në zhvillim
· Diga e Zadejës
Ky impiant do të jetë i ngjashëm me impiantin fotovoltaik të digës së Qyrsaqit, ku impianti do të shtrihet në sipërfaqen e digës. Disa nga të dhënat teknike të këtij impianti janë:
- Sipërfaqja totale e digës: 48’600 m2
- Sipërfaqja e impiantit: 40’000 m2
- Fuqia e instaluar PV: 8.25 MWp
- Numri i njësive gjeneruese: 15’154
- Prodhimi i pritshëm vjetor: 11’213 MWh
- Prodhimi i pritshëm total në 25 vite: 254 GWh
· Floating PV në Vaun e Dejës
- Ky impiant do të jetë unik për arsye se ndërtimi i tij do të jetë mbi sipërfaqen e ujit në liqenin e HEC Vau i Dejës.
- Kjo është risi jo vetëm për vendin por edhe për rajonin pasi impiante të tilla i gjen shumë pak të ndërtuara në botë.
- Parku lundrues do të ketë fuqi të instaluar 12.9 MWp, më i madhi në kontinent.
- Sipërfaqja ujore e mbuluar do të jetë 11 Ha ose afërsisht 0.45% të sipërfaqes totale të liqenit.
- Impianti parashikon një prodhim mesatar vjetor të energjisë elektrike prej rreth 17,600 MWh, me një koefiçient prodhimi prej 21%.
- Projekti është pjesë e aplikimeve për grant në kuadër të programit financues të WBIF-EIP që pritet të miratohet gjatë 2022.