Mirëmbajtja e Hidro-Agregatëve
Disa fakte që mund t'ju duhet
të dini rreth KESH
Mirëmbajtja e Hidro-Agregatëve
Edhe gjatë vitit 2018, treguesit e mirëmbajtjes vijojnë të përmirësohen në krahasim me vitet e mëparshëm si dhe me mesataren e 10 viteve të fundit. Krahas situatës së favorshme hidrologjike performanca e mirëmbajtjes është përmirësuar si rrjedhojë e gadishmërisë së lartë të agregatëve për operim, efikasitetit të kontrolleve të vazhdueshme parandaluese, shërbimeve cilësore të mirëmbajtjes gjatë remonteve profilaktike e të mesme, si dhe investimeve për rinovime teknologjike të agregatëve e paisjeve të tjera të tre HEC-eve të kaskadës së Drinit.
Gjatë vitit 2018, për shkak të kufizimeve në kapacitetet gjeneruese të disponueshme për shfrytëzim, agregatët kanë realizuar më shumë orë pune krahasimisht me shumicën e 10 viteve të fundit.
Orët e punës së agregatëve janë rritur me 20.1% më shumë krahasuar me mesataren e 10 viteve të fundit, ose 83.8% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2017.
Gadishmëria e agregatëve për operim është rritur me 0.22% krahasuar me mesataren e 10 viteve të fundit ndonëse hidroagregatët gjatë 6-mujorit të I-rë kanë punuar pothuajse pa ndërprerje dhe me regjim maksimal ngarkese duke shfrytëzuar maksimalisht potencialet hidrike të krijuara nga situata e favorshme hidrologjike.
Orët e ndërprerjeve për kohë të shkurter të agregatëve për shkak të anomalive kalimtare, janë ulur në 49 orë, apo mbi 3.4 herë më pak se mesatarja e 10 viteve të fundit.
Për të gjitha rastet e avarive të agregatëve të tre HEC-ve të kaskadës së Drinit, asnjëherë ndalimi i tyre nuk ka rezultuar me kohëzgjatje që imponojnë remonte të parakohshme për riparime kapitale. Shumica e ndalimeve të agregatëve për intervale kohe të shkurtra, kanë ardhur nga anomali të rrjetit të Sistemit Energjitik, i cili përballoi flukset më të larta fizike të energjisë të transmetura ndonjëherë.
Treguesit e Mirëmbajtjes | Viti 2019 | Viti 2018 | Viti 2017 | Viti 2016 | Viti 2015 | Mesatarja 10-vjecare |
Orët e Punës së Agragateve (OP) | 39.324 | 69.377 | 37.746 | 60.941 | 53.249 | 57.768 |
Orët e Punës së Agragateve (OP) | 6 | 49 | 51 | 65 | 155 | 167 |
Koefiçenti i Gadishmërisë (OP/OP+OA, %) | 99.98 | 99.86 | 99.91 | 99.88 | 99.64 | 99.71 |
Rastet e Avari- Difekteve (RAD) | 6 | 39 | 41 | 29 | 44 | 99 |
Orë Pune midis Difekteve (OP/RAD) | 6.554 | 1.779 | 920 | 2.101 | 1.256 | 870 |