Shfrytëzimi i burimeve

Mbajtja e niveleve në basenet e HEC-ve mbi nivelet e mesatares shumëvjecare gjatë vitit 2018 (Fierza +7.7m, Komani +1.5, Vau i Dejës +0.35m) rezultoi në efektivitet më të lartë shfrytëzimi të burimeve hidrike dhe ishte një nga faktorët që ndikoi në maksimizimin e prodhimit të vjetër.

NIVELI MESATAR I SHFRYTËZIMIT DHE PRURJET NË HEC FIERZË GJATË 2018 
SHFRYTËZIMI DHE MENAXHIMI I PRURJEVE NATYRALE NË KASKADËN E LUMIT DRIN

Gjashtëmujori i parë i vitit 2018 rezultoi të jetë me prurje 621 m3/s, shumë më te larta se mesatarja shumëvjecare (407 m3/s) dhe njëkohësisht i krahasueshëm me gjashtëmujorin e parë të viteve 2010 (691 m3/s) dhe 2013 (629 m3/s).

Prodhimi i kaskadës në 6-mujorin e parë të këtij viti është 9.914 GWh ose rreth 53% më shumë se mesatarja e 15 viteve të fundit (2557 GWH) si dhe rreth 200 GWh më shumë se në vitin 2013, për të njëjtën sasi prurjesh. Gjatë kësaj periudhe u regjstruan vlerat më të larta historike të prodhimit ditor (29,121 MWh), të prodhimit mujor (848.5 GWh), dhe të rezervës energjitike në fillim të muajit Korrik (1,399 GWh). Për shkak të rehabilitimit në HEC Koman dhe kufizimeve në transmetim, kapacitetet gjeneruese të disponueshme për shfrytëzim gjatë periudhës ishin reth 161 MW më te vogla se në vitet 2010 e 2013.

Ndërkohë që për nivele pothuajse të njëjta prodhimi, shkarkimet pa prodhim të energjisë elektrike, në vitin 2018 ishin rreth 40% më të ulëta se ato të 2010-ës. Për të njëjtën periudhë, rezerva energjitike e kaskadës në vitin 2018 u rrit me rreth 288 GWh , ndërkohë që në 2010-ën (megjithëse me prurje më të larta) ajo u rrit me vetëm 21 GWh.

Ndryshe nga vitet 2010 e 2013, prej 1 Janarit 2018 KESH është subjekt i disbalancave si dhe palë përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve ndihmëse. Mëgjithëse i ndodhur në kushtet e trysnisë së jashtëzakonshme të përmbushjes së detrimeve të shumëfishta për shërbim publik, KESH arriti të planifikojë dhe prodhojë në nivele maksimale pa shkaktuar disbalanca thelbësore.