Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) është prodhuesi publik dhe në të njëjtën kohë prodhuesi më i madh i energjisë elektrike në Shqipëri, duke përmbushur detyrimet për shërbimin publik të vendosur ndaj shoqërisë dhe tregtimin e energjisë në kushtet kur ka teprica energjie në tregun e brendshëm dhe atë rajonal. Pas 2 viteve të vështira hidrike 2019-2020, 6-mujori I i vitit 2021 u karakterizua nga kushte meteorologjike mjaft të favorshme me reshje intensive, të cilat u reflektuan në rritje të prodhimit nga HEC-et e Kaskadës së Drinit.

Ndërkohë përveç gjenerimit, Korporata u kujdes maksimalisht për administrimin sa më efektiv dhe të kujdesshëm të reshjeve dhe prurjeve të mëdha si në sasi ashtu edhe frekuencë, me qëllim jo vetëm shfrytëzimin për prodhim, por edhe menaxhimin optimal në funksion të shkarkimeve, duke treguar vëmendjen maksimale dhe shmangur rrezikun e përmbytjeve në zonën e ultësirës Shkodër-Lezhë.

Falë menaxhimit efektiv operacional, KESH arriti të maksimizojë prodhimin me 49% më shumë se referenca shumëvjeçare 1993–2020, duke siguruar më shumë energji për furnizimin dhe detyrimin ndaj shërbimit publik dhe shërbimet ndihmëse të balancimit. Njëkohësisht KESH zhvilloi aktivitet proaktiv komercial në tregun e lirë duke ofruar energji për shitje në kohë dhe profile me objektiv rritjen e të ardhurave dhe për të minimizuar sa më shumë importin e energjisë dhe kostot e tij për Operatorin e Shpërndarjes.

Volumi i aktivitetit tregtar në tregun e lirë

  • Shpenzimet për Blerje Energjie në tregun e lirë gjatë 6 Mujorit I 2021 janë 0.
  • 55.7 Mln. EUR janë të ardhurat nga shitjet e energjisë gjatë 6-Mujorit I 2021 në tregun e parregulluar, ose sa 81% e të ardhurave të shitjeve krahasuar me vitin e plotë 2018 (vit shumë i favorshëm hidrik).

Transaksione për Optimizim

Optimizimi ekonomik i mundëson KESH sh.a. sigurimin e te ardhurave shtesë si rrjedhojë e diferencës midis çmimeve të shitjes dhe blerjes së energjisë pa ndikuar në rezervën energjetike. Procesi i optimizimit realizohet (në momentet kur e lejon sistemi) duke blerë një sasi energjie gjatë orëve të natës (kur çmimi i energjisë është i ulët) dhe duke shitur po të njëjtën sasi me çmim më të lartë gjatë orëve të ditës.

Realizimi i Investimeve

DOKUMENT :

RREGULLAT E TREGTIMIT TE KESH