Pse KESH?
I sigurt, i mençur dhe me një minimum efektesh mjedisore ...
Punonjësit tanë janë në zemër të çdo veprimtarie që ne bëjmë në KESH – nga përqëndrimi në nevojat e klientit dhe shpirti i bashkëpunimit deri tek të menduarit me vizion dhe të vepruarit në mënyrë etike dhe profesionale. Stafi i KESH ka besim në aftësitë e tyre, është autentik në zgjidhjen e detyrave që ata janë caktuar, është krijues në qasjen e tyre dhe i gjithanshëm në mënyrën se si idetë e tyre realizohen, në të gjitha nivelet, nga studentë në profesionistë me përvojë shumëvjeçare. Stafi që na duhet duhet të demonstrojë cilësi si: Profesionalizëm dhe Integritet: Angazhimi dhe efikasiteti në përmbushjen e detyrave në kohë dhe cilësore të shoqëruara me njohuri, përvojë dhe krenari në punë janë ndër cilësitë kryesore që karakterizojnë stafin e ENA-s. Sjellja me integritetin e stafit bazohet në paanshmëri dhe ndershmëri në kryerjen e detyrave të tyre.
Diversiteti dhe fleksibiliteti: Stafi i ENA duhet të respektojë dhe mësojë nga dallimet e njëri-tjetrit për të zgjidhur sfidat e përditshme, të shkëmbejë përvoja pozitive me njëri-tjetrin dhe të jetë i gatshëm të shërbejë në pozicione dhe punë të ndryshme brenda shoqërisë, me qëllim krijimin e një fuqie pune me përvojë dhe të gjithanshme.
Nëse jeni një individ me përvojë në fushat e inxhinierisë elektrike-mekanike, inxhinierisë ndërtimore-hidroteknike, shkencave ekonomiko-financiare dhe juridike dhe frymëzoheni nga zgjidhje inovative dhe praktike, atëherë KESH është vendi i duhur për ju që të praktikoni profesionalizëm në karrierën tuaj dhe në të njëjtën kohë të avanconi karrierën tuaj. Nëse dëshironi të konsideroheni për mundësitë e angazhimit të rastit në ENA, shprehni interesin tuaj duke paraqitur detajet tuaja në formularin në këtë faqe.