Organet Kolegjiale
Disa fakte që mund t'ju duhet
të dini rreth KESH
Shoqëria KESH sh.a është shoqëri aksionare me kapital të zotëruar 100% nga Shteti Shqiptar (përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë) sipas aktit të themelimit datë 17.10.1995, regjistruar në Gjykatën e Rrethit Tiranë me Vendimin Nr. 12728, datë 06.11.1995.
KESH sh.a kontrollon 100% të aksioneve në shoqërinë TEC Vlorë sh.a.
Asambleja e Përgjithshme
Asambleja e Përgjithshme, bazuar në nenin 135 e vijues të ligjit Nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” i ndryshuar si edhe të statutit të KESH sh.a, është organi më i lartë vendimmarrës i shoqërisë KESH sh.a.
Të drejtat dhe detyrimet e Asamblesë së Përgjithshme ushtrohen nga aksioneri i vetëm i shoqërisë, i cili është Shteti Shqiptar.
Aksioneri i vetëm i shoqërisë KESH sh.a përfaqësohet në Asamblenë e Përgjithshme nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Këshilli Mbikëqyrës
Në mbështetje dhe zbatim të Ligjit Nr.9901, datë 14.4.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, i ndryshuar, Vendimit Nr.570, date 3.10.2018 “Për këshillat mbikqyrës të shoqërive aksionare shtetërore”, numri i anëtarëve të këshillit mbikqyrës të KESH sh.a., si shoqëri pjesë e sektorëve strategjikë do të jetë 6.
Anëtarët e Këshillit Mbikqyrës të KESH sh.a., emërohen në detyrë nga Ministria e Infrastrukutrës dhe Energjisë në cilësinë e Asamblesë së Përgjithshme të shoqërisë.
Bazuar në statutin e shoqërisë, ndërmejt anëtarëve zgjidhet një kryetar dhe një zv. Kryetar.
Referuar ligjit të posacëm dhe statutit të shoqërisë anëtarët e këshillit mbikqyrës të KESH sh.a. emërohen për një periudhë 3 vjecare, afat i cili mund të rinovohet nga Asambleja e Përgjithshme e Aksionarëve.
Aktualisht përbërja e këshillit mbikqyrës të KESH sh.a. është :
- Znj. Evis Mamaj Kryetar Afati i emërimit 05.04.2022 – 04.04.2025
- Z. Arian Hoxha Anëtar Afati i emërimit 18.10.2023 – 17.10.2026
- Znj. Kledia Ngjela Anëtar Afati i emërimit 27.01.2023 – 26.01.2026
- Z. Luigj Pjetri Anëtar Afati i emërimit 04.07.2024 – 03.07.2027
- Z. Ylber Muceku Anëtar Afati i emërimit 14.10.2021 – 13.10.2024
- Z.NJ. Olta Manjani Anëtar Afati i emërimit 29.08.2023 – 28.08.2026
Disa nga kompetencat kryesore të Këshillit Mbikëqyrës janë:
- Emëron Administratorin
- Miraton programet vjetore si dhe veprimtarinë afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë të Shoqërisë.
- Miraton llogaritë vjetore dhe raportin vjetor të paraqitur nga Administratori i shoqërisë.
- Ushtron kontroll të përhershëm për administrimin e shoqërisë prej Administratorit të saj dhe i jep atij autorizimet për kryerjen e operacioneve që Administratori nuk mund t’i kryejë pa autorizim paraprak të Këshillit.