Misioni

Të prodhosh energjinë e së nesërmes, të sigurtë, me inteligjencë dhe me ndikime minimale në mjedis nëpërmjet:

● rritjes së kompetencës së punonjësve dhe besimit të tyre për të qenë pjesë e shoqërisë
● orientimit drejt komercializimit të shoqërisë
● shërbimit me përkushtim ndaj shfrytrëzimit racional dhe mirëmbajtjen efektive të aseteve prodhuese

Kërkesa gjithnjë në rritje për energji e bën të domosdoshme rritjen e burimeve dhe kapaciteteve prodhuese.

Strategjia

Shoqëria KESH sh.a. synon të ruajë dhe konsolidojë pozitën në sektorin e prodhimit të energjisë elektrike në Shqipëri duke u përshtatur me ndryshimet në mjedisin e biznesit, teknologjinë, mundësive për financim dhe ruajtjen e mjedisit. E ndërsa tregjet e energjisë elektrike në rajon bëhen më konkuruese dhe të orientuara nga kostot e arsyeshme, synimi i përgjithshëm i KESH përqëndrohet në rritjen e performancës, zhvillimin e kapaciteteve dhe krijimin e kulturës së përmirësimit të vazhdueshëm. Për këtë qëllim, shoqëria merr përsipër:

● të fokusohet në veprimtarinë e prodhimit dhe tregtimit të energjisë elektrike, duke ndjekur dinamikat e zhvillimit të tregut dhe garantuar veprimtarinë e vet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me parimet e mirëqeverisjes;


● të arrijë cilësi, përsosmëri, inovacion dhe efiçencë në aspektet administrative dhe teknologjike të prodhimit të energjisë elektrike, duke vepruar me respekt, ndershmëri, besueshmëri dhe transparencë përkundrejt klientëve, punonjësve, furnitorëve dhe palëve të tjera të interesuara.


● të inkurajojë angazhimin dhe idetë e punonjësve, me qëllim që të rrisë besimin e tyre për të qenë pjesë e shoqërisë, duke identifikuar punonjësit si asete themelore dhe mbështetur zhvillimin e karrierës së tyre.


● të orientohet drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe me përgjegjshmëri të lartë social – mjedisore.