Në mbështetje të nenit 158, pika 3, gërma “a”, dhe “ë” të ligjit nr.9901, datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, (i ndryshuar); ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar); Politikën e Burimeve Njerëzore në KESH sh.a, Shoqëria KESH sh.a shpall konkursin për vende të lira pune “Shef” i Sektorit të Administrimit te Kontratave, Departamenti i Transaksioneve Energjitike, Divizioni i Operimit dhe Tregtimit.  

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme të pranimit në punë

Kualifikimi Minimal / Kompetencat

  • Diplome Universitare MSC apo MP ne Shkencat Ekonomike,Juridike Ose Inxhinieri Elektrike;
  • Të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë pune;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të përdorë lirisht programet bazë në kompjuter;
  • Të ketë aftësi komunikuese dhe koordinuese, gjithashtu të ketë aftësi për të punuar në grup.

Përshkrimi i shkurtër i punës

  • Të ketë aftësi të ndjek menaxhimin dhe kontrollin e marrëdhënieve kontraktore të shitblerjes së energjisë elektrike;
  • Të kryej proçesin e faturimit në shitje si dhe të ndjekë/delegojë faturat e lëshuara në blerje të energjisë;
  • Të verifikojë, kontrollojë dhe të rakordojë me Departamentin Ekonomik llogaritë e arkëtueshme dhe të pagueshme me palët kontraktore si dhe të ndjek marrëdhëniet e kompesimit, nëse ka;
  • Të kryejë netimet e detyrimeve për shitjet dhe blerjet e energjisë elektrike, në kuadër të përmbushjes së plotë të detyrimeve nga palët dhe optimizimin e kostove të pagesës bankare;
  • Të kordinojë dhe permbushë detyrat me të cilat Drejtori i Departamentit dhe Drejtori i Divizionit i ka ngarkuar për Sektorin si edhe të informojë në mënyrë të vazhdueshme dhe në kohë Drejtorin e Departamentit dhe atë të Divizionit në lidhje me ecurinë e çështjeve të caktuara dhe problematikat që i shoqëron ato;
  • Të sigurojë që marrëdhëniet kontraktore të krijuara së bashku me kontratat e lidhura, ti njoftohen strukturave të tjera në KESH për çështje ekonomike, kontabilizimi dhe rregjistrimi;
  • Të ndjekë zbatimin e proçeseve të punës nga specialistët përgjegjës për faturimet, verifikimin e përputhshmërisë dhe përpilimin sipas kushteve dhe afateve kontraktore të faturave tatimore të shitjes e blerjes;
  • Të identifikojë dhe të raportojë risqet në zbatim të proçeseve të punës dhe të propozojë masa për shmangien ose eliminimin  e riskut;
  • Të vlerësojë aktet që rregullojnë marrëdheniet tregtare të shoqerise me palët e tjera pjesemarrëse në proçedurat e tregtimit;
  • Të përgatisë rekomandime në funksion të përmbushjes së detyrave funksionale të Sektorit;

Paraqitja e dokumentave

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 18.10.2024, në Departamentin e Burimeve Njerëzore këto dokumenta:

  • Kërkesën për aplikim
  • Curriculum Vitae
  • Çertifikatë përbërje familjare
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara
  • Çertifikata kualifikimi (në rast se ka)
  • Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit
  • Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore

Konkursi është i hapur për punonjësit nëpërmjet proçedurave të lëvizjeve paralele, ngritje në detyrë, brenda 3 ditëve nga data e njoftimit. Punonjësit e interesuar të dërgojnë kërkesën e tyre në adresën email: Mirald.Hekuri@kesh.al

    Resume*

    Cover Letter


    Për procesin e rekrutimit, KESH do të përpunojë të dhënat tuaja personale në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave.
    Për më shumë informacion, ju lutem lexoni Deklarata e privatësisë së të dhënave.