Shpallje vend i lirë pune
Në mbështetje të nenit 158, pika 3, gërma “a”, dhe “ë” të ligjit nr.9901, datë 14.04.2008 “P...
Në mbështetje të nenit 158, pika 3, gërma “a”, dhe “ë” të ligjit nr.9901, datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, (i ndryshuar); ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar); Politikën e Burimeve Njerëzore në KESH sh.a, Shoqëria KESH sh.a shpall konkursin për vend të lirë pune “Teknik Specialist Ekspert” në Sektorin e Standarteve Organizative, Departamenti Juridik, Divizioni i Administrimit.
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme të pranimit në punë
Kualifikimi Minimal / Kompetencat
- Diplome Universitare MSC apo MP ne Shkencat Ekonomike ,Gazetari, Komunikim;
- Të ketë eksperiencë pune;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të përdorë lirisht programet bazë në kompjuter;
- Të ketë aftësi komunikuese dhe koordinuese, gjithashtu të ketë aftësi për të punuar në grup
Përshkrimi i shkurtër i punës
- Zbaton detyrat e ngarkuara nga Shefi i Sektorit, në përmbushje të veprimtarisë së sektorit;
- Përgatit informacionet përkatëse në lidhje me gjëndjen e pajtueshmërisë rregullatore;
- Përgatit informacionet përkatëse në lidhje me ruajtjen dhe kontrollin e cilësisë së standardeve të industrisë;
- Çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Shefi i Sektorit.
Paraqitja e dokumentave
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 28.10.2024, në Departamentin e Burimeve Njerëzore këto dokumenta:
- Kërkesën për aplikim
- Curriculum Vitae
- Çertifikatë përbërje familjare
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara
- Çertifikata kualifikimi (në rast se ka)
- Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit
- Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore