Shpallje vend i lirë pune
Në mbështetje të nenit 158, pika 3, gërma “a”, dhe “ë” të ligjit nr.9901, datë 14.04.2008 “P...
Në mbështetje të nenit 158, pika 3, gërma “a”, dhe “ë” të ligjit nr.9901, datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, (i ndryshuar); ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar); Politikën e Burimeve Njerëzore në KESH sh.a, Shoqëria KESH sh.a shpall konkursin për vend të lirë pune “Mjek Pune” në Sektorin e Sherbimeve dhe Personelit, Njësia Prodhuese HEC Vau Dejës, Divizioni Teknik.
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme të pranimit në punë
Kualifikimi Minimal / Kompetencat
- Të ketë diplome Universitare .Të nivelit master ne “Mjek i Pergjithshem ”;
- Të ketë eksperience të mire të punës si mjek;
- Të kete aftesi te mira ne perdorimin e programeve kompjeturike;
- Të ketë aftësi të mira komunikuse,pune në grup dhe kordinimi.
Përshkrimi i shkurtër i punës
- Mban regjistrin shendetsor te punonjesve ku shenohen rastet shendetesore te punonjesve sipas kohes kronollogjike dhe specifikimeve mjekesore si dhe medikametet e perdorura apo keshillat e dhena per cdo rast per punonjesit.
- Ben nje informim dhe edukim te vazhdushem te personelit dhe punonjesve per problematikat shendetesore ne pune.
- Kujdeset vazhdimisht per mirembajtjen e mjeteve te punes, paisjeve mjekesore e medikamenteve te ndryshme mjekesore.
- Kryen informim te vazhdushem per punen e kryer dhe problematikat e hasura te eproret.
- Te pakten nje here ne vit nepermjet kontrolleve periodike mjekesore te kryera ,shenimit te rapoteve shendetesore te aftesise ne pune nga mjeku i familjes apo KML sipas rastit ,ben plotesimet ne kartelat mjekesore te sejcilt punonjes dhe kryen rekomandimet per te gjitha problematikat per kete problem per ekzaminime te mtejshme sipas rastit.
- Kryen vizita mjekesore per punonjesit ne vendin e punes.
- Duhet te ruaje sekretin dhe konfidecialitetin e informacionit ne perputhje me kuadrin ligjor.
- Duhet te respektoje rregullat e etikes ne kontaktet zyrtare me eproret dhe koleget e tij.
- Cdo detyrë tjetër ne funksion te zbatimit te rregullores se Punes te Njesise të ngarkuar nga shefi i Sektorit dhe Drejtori i Njësisë,ne zbatim te realizimit te detyrave te ngarkuara sipas rastit
Paraqitja e dokumentave
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 01.11.2024, në Departamentin e Burimeve Njerëzore këto dokumenta:
- Kërkesën për aplikim
- Curriculum Vitae
- Çertifikatë përbërje familjare
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara
- Çertifikata kualifikimi (në rast se ka)
- Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit
- Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore